Një tren i blinduar rus me dhjetë vagonë dhe me rezervuare karburanti ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në zonën e pushtuar të Melitopol, në rajonin juglindor të Zaporozhzhia.
Shpërthimi i fuqishëm është ndjerë në të gjitha zonat e qytetit.
Ende nuk dihet numri i viktimave.
Lajmi është bërë i ditur nga shtabi i mbrojtjes së rajonit në Telegram, raportuar nga Ria Melitopol dhe media të tjera ukrainase.
“Një shpërthim në distancë i një treni të blinduar të pushtuesve rusë është kryer në zonën e fabrikës së mishit Melitopol”, shkruan selia.abcnews.al.