• Rreth nesh
  • Impresum
  • Kontakti
Kosova Channel
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    ‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Jep dorëheqje ministrja britanike e Thesarit

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Australia i kërkon Kinës të ndihmojë në përfundimin e luftës

    Trending Tags

    • Pandemic
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ballina Botë

Ukraina zotohet se ‘mbrojtja heroike’ e Donbasit do të vazhdojë

në Botë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
Ukraina zotohet se ‘mbrojtja heroike’ e Donbasit do të vazhdojë
0
SHPËRNDARJE
2
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia pretendon se forcat e saj kanë marrë kontrollin e plotë të lagjeve të banueshme në qytetin lindor ukrainas të Severodonjeckut, teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se “mbrojtja heroike” e Donbasit do të vazhdojë.

Pushtimi rus i Ukrainës

Qyteti strategjik i Severodonjeckut aktualisht është në fokusin e ofensivës ruse, teksa forcat e Kremlinit u zmbrapsën nga pjesë të tjera të Ukrainës, pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt.

Luftimet e ashpra në rrugë po zhvillohen që disa ditë, teksa situata në terren po ndryshon shpejt.

Rusia pretendoi të martën se zonat e banuara janë “çliruar plotësisht”, por forcat ukrainase ende kanë nën kontroll zonën industriale dhe vendbanimet përreth.

Zyrtarët ukrainas më pas thanë se Rusia nuk e ka nën kontroll qytetin, teksa presidenti Volodymyr Zelensky, u zotua se rezistenca do të vazhdojë.

“Mbrojtja absolutisht heroike e Donbasit do të vazhdojë”, tha ai gjatë një adresimi natën e së martës.

“Pushtuesit nuk e besonin se rezistenca e ushtrisë sonë do të jetë kaq e fortë”, shtoi ai.

Qytetet e Severodonjeckut dhe Lisiçanskut, që ndahen nga një lumë, janë zonat e fundit nën kontrollin ukrainas në Luhansk, që së bashku me Donjeckun përbëjnë rajonin e Donbasit.

Zelensky thotë se Rusia kontrollon ‘20 për qind’ të territorit të Ukrainës

Rusët marrin kontrollin e pjesës më të madhe të Severodonjeckut

Pasi dështoi që të marrë Kievin, forcat ruse po tentojnë që të marrin Donbasin, që gjendet në lindje të Ukrainës.

Luftimet në Severodonjeck janë intensifikuar së fundmi dhe para disa ditësh dukej se forcat ruse ishin pranë marrjes së kontrollit, por forcat ukrainase kryen kundërsulme.

A do të bëjnë ndryshimin furnizimet e reja të artilerisë perëndimore për Ukrainën në luftën e saj për të dëbuar forcat ruse nga Donbasi?

Ushtria ukrainase tha po ashtu se forcat ruse po përgatiten që të sulmojnë qytetin Slloviansk, afër 65 kilometra në perëndim të Severodonjeckut.

Nëse arrijnë të marrin këtë qytet, atëherë forcat ruse do të hapnin rrugën për në Kramatorsk, qytetit kryesor që është nën kontrollin ukrainas në rajonin e Donbasit.

Teksa pushtimi i paprovokuar rus në Ukrainë po vazhdon, Banka Botërore ka ulur parashikimet për rritjen globale në 2.9 për qind apo 1.2 pikë të përqindjes më pak sesa parashikimi i bërë në janar. Kjo ulje e parashikimit u tha se është bërë kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë.

Kombinimi i rritjes së dobët ekonomike dhe rritjes së çmimeve mund të shkaktojnë probleme për shumë shtete të varfra, të cilat ende nuk janë rikuperuar nga pandemia e koronavirusit, tha Banka Botërore.

“Për shumë vende, recesioni do të jetë i vështirë që të shmanget”, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

Banka Botërore njoftoi po ashtu se ka ndarë 1.5 miliard dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën, duke bërë që ndihma e përgjithshme deri më tani për Ukrainën të arrijë në më shumë se 4 miliardë dollarë.rel

Etiketa: DonbasrusiaUkraina
ShpërndajTweetPin
Lajmi paraprak

Niko Dendias sot në Prishtinë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Lajmi tjeter

Kosovë, 49 raste aktive me COVID-19

Kosova Channel

Të ngjajshmeLajme

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
Botë

SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare

7 Korrik, 2022
Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
Botë

Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

7 Korrik, 2022
Lajçak vjen sot në Kosovë, Stano tregon arsyen
Lajme

Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

7 Korrik, 2022
Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së
Botë

Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

7 Korrik, 2022
‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati
Botë

‘Çahet’ burgu në Nigeri 400 të dënuar në arrati

7 Korrik, 2022

Premium Content

Ftesa e Ramës për bashkëqeverisje, ja si reagon Basha

Ftesa e Ramës për bashkëqeverisje, ja si reagon Basha

15 Tetor, 2021
‘Krenaria mposhti mallin për të birin’, Krasniqi për nënën e Veselit: Ishte grua e fortë e bujare!

‘Krenaria mposhti mallin për të birin’, Krasniqi për nënën e Veselit: Ishte grua e fortë e bujare!

7 Janar, 2022
10 futbollistët më të pasur në botë për 2021, nuk është as Messi as CR7 i pari

10 futbollistët më të pasur në botë për 2021, nuk është as Messi as CR7 i pari

14 Tetor, 2021

Browse by Category

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Browse by Tags

Albin Kurti BE Biden blinken Borrell borë Covid-19 dialogu diell Edi Rama energjia Escobar evropa Gjermania IHK Joe biden kina Kosova Kosovë Lavrov lufta MACRON Mali i Zi moti NATO Olaf Scholz pandemia Policia Premium Putin Putini Rusi rusia sanksione Serbia SHBA shi Shqipëri SHQIPëRIA Stay Home Ukraina United Stated Vjosa Osmani Vladimir Putin Zelensky
Kosova Channel

Kosova Channel është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2020, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Harta e faqes

  • Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Lajme
  • Opinione
  • Politikë
  • Rajon
  • Shëndetësi
  • Sport
  • TË FUNDIT

Të fundit

  • SHBA-ja dhe Britania: Spiunazhi kinez, kërcënim i madh për sigurinë kombëtare
  • Eurodeputeti bullgar: Kosova e meriton liberalizimin e vizave
  • Lajçak: Jemi duke e përgatitur një takim Vuçiq-Kurti

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Shëndetësi
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Kosova Channel. Të gjitha të drejtat e rezervuara