Hedhja në erë e urave dhe infrastrukturës vendase nga trupat ukrainase si strategji për të ndaluar avancimin e ushtrisë ruse dhe bllokimin e furnizimeve për këtë të fundit, është një lëvizje e njohur që nga nisja e luftës.
Ditën e sotme, Garda Kombëtare e Ukrainës publikoi një video që thoshte se tregon shkatërrimin e një ure që lidh Sievierodonetsk me Rubizhne në rajonin e Luhanskut.
Operacioni special midis forcave të sigurisë të Ukrainës synon të ngadalësojë përparimin e trupave ruse në rajonin e Luhanskut.