Një ish-ushtar i ushtrisë britanike është vrarë duke luftuar përkrah ukrainasve në qytetin lindor Sheverdonyevsk, ka thënë familja e tij në mediat sociale dhe një këshilltar i presidentit ukrainas e ka përshkruar atë si një “hero të vërtetë”.
Jordan Gatley u largua nga ushtria britanike në mars, tha familja e tij. Ai shkoi në Ukrainë për të luftuar pas pushtimit rus. Familja sqaroi se për vdekjen e 24-vjeçarit është njoftuar të premten.
Luftimet e ashpra po zhvillohen në qytetin lindor të Ukrainës ndërsa Rusia vazhdon të marrë kontrollin e Donbasit. ” Ai e donte punën e tij dhe ne jemi krenarë për të,” tha familja përmes Facebook.
Mikhail Pontoliak, këshilltar i presidencës ukrainase, lavdëroi Jordan Gatli, duke thënë se atij iu desh shumë guxim për të shkuar larg nga shtëpia për të mbrojtur bindjet e tij, “sepse zemra e tij thoshte kështu, sepse ai nuk mund ta duronte të keqen. Ai ishte një hero i vërtetë dhe se ne do ta kujtojmë gjithmonë kontributin e tij në mbrojtjen e Ukrainës dhe botës së lirë”. /abcnews.al