Autoritetet e Kanalit të Suezit në Egjipt kanë bërë të ditur se të ardhurat mujore të tyre kanë arritur në nivelin më të lartë në histori, transmeton Kosova Post.
Siç raporton, Autoritetet e Kanalit të Suezit thanë se rruga ujore ndërkombëtare kanë shënuar të ardhura prej 629 milionë dollar në prill, një rritje kjo prej 13.6 për qind nga 553,6 milionë dollarë në prillin e vitit të kaluar.
Ndërsa, në vitin 2021, Kanali i Suezit regjistroi të ardhurat më të larta në histori, duke arritur të hyra prej 6.3 miliardë dollarë.
Tarifat e tranzitit në Kanalin e Suezit u rritën që nga viti i kaluar, kur edhe lëvizja e tregtisë globale shënoi një rritje të madhe.
Vitin e kaluar, lundrimi në Kanalin e Suezit u ndërpre nga 23 deri më 29 mars kur anija gjigante transportuese Ever Green u kthye për kryq në kanal dhe bllokoi qarkullimin ujor.
Bllokimi i qarkullimi nga Ever Green bëri që vlera e mallrave të bllokuara në këtë kanal të ishte 9.6 miliardë dollarë, ku më 28 mars (një ditë përpara se anija të ri-niste lundrimin) në pritje për të kaluar ishin 369 anije.AA