“Unë mund të mos jem luftëtari më i fortë, por nuk do të tradhtoj askënd.”
Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky një një intervistë për programin televiziv amerikan CBS, sipas la repubblica.
Zelensky, shpjegoi gjithashtu edhe arsyet pse vendosi të mos largohej nga Ukraina pas pushtimit rus.
“Unë nuk pretendoj se jam një hero. Unë e dua familjen time. Dua të jetoj edhe shumë vite të tjera, por duke zgjedhur midis arratisjes dhe të qenit me njerëzit e mi, jam gati të jap jetën time për vendin tim.”
Zelensky tha se i shpjegoi gruas dhe fëmijëve të tij se duhej të qëndronte sepse ai është presidenti i Ukrainës dhe familja e tij e mbështeti vendimin e tij.