Një qendër tregtare në Moskë ka shpërthyer sot në flakë. Dhjetëra persona dyshohet se janë bllokuar brenda ndërtesës dhjetëkatëshe Grand Setun Plaza në lagjen Kuntsevo të Moskës.
Gjeneral-major Alexander Kurenkov, ish-truproja e Putinit, i cili së fundmi u emërua ministër i emergjencave pasi paraardhësi i tij ndërroi jetë, shkoi në vendngjarje për të mbikëqyrur operacionin e shpëtimit.
Rreth 120 njerëz janë evakuuar deri më tani nga ndërtesa. Megjithatë, dyshohej se 20 deri në 40 persona ndodhen ende të bllokuar.
Shkaku i saktë i zjarrit nuk dihet aktualisht, por ky zjarr vjen pak ditë pasi disa ndërtesa qeveritare janë përfshirë në flakë, ndërsa thuhet se për këto mund të ketë “gisht” Ukraina.balkanweb.