Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas thotë se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në fillim të majit kur Rusisë t’i mbarojnë burimet për të sulmuar.
“Mendoj se jo më vonë se maji, fillimi i majit, duhet të kemi një marrëveshje paqeje, ndoshta shumë më herët, do të shohim, po flas për datat e fundit të mundshme”, tha Oleksiy Arestovich në një video të publikuar nga disa media ukrainase, shkruan Aljazeera.
“Ne jemi në një degëzim tani: ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave dhe gjithçka, ose do të ketë një përpjekje për një marrëveshje deri në mes të prillit ose në fund të prillit”, tha Arestovich , transmeton Klankosova.tv.Një skenar “plotësisht i çmendur” mund të përfshijë gjithashtu dërgimin e rekrutëve të rinj nga Rusia pas një muaji trajnimi, tha ai.