Dmytro dhe Tania Shvets kaluan 23 ditët e para të luftës të fshehur në bodrumin e tyre në Mariupol me vajzën e tyre 7-vjeçare, Vlada dhe prindërit e tyre.
Familja arriti të shpëtonte nga qyteti i rrethuar ukrainas, por prindërit e tyre mbetën prapa.
Pasi iku në verilindje në qytetin qendror të Dnipro, Tania tha se bombardimet e Rusisë e kanë fshirë Mariupolin nga harta dhe është vetëm çështje kohe përpara se qytetet e tjera në Ukrainë të kenë të njëjtin fat.
“Nuk ka më asnjë qytet atje. Nuk ka më një qytet të Mariupolit, nuk ka mbetur asnjë ndërtesë banimi. Vetëm 10 përqind e njerëzve kanë mbetur atje. Vetëm pensionistët pa para ose makina të cilët nuk mund t’i shpëtojnë njerëzit që nuk mund të ecin,” tha Tania
Familja rrallë dilte nga bodrumi nëse nuk ishte absolutisht e nevojshme për të mbijetuar, duke u larguar vetëm për të gjetur ushqim dhe ujë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Njëherë dolën për të ndihmuar në varrosjen e fqinjëve të vrarë nga artileria ruse, derisa prisnin në radhë për ushqim.
Çifti tha se ndjehej sikur forcat ruse po synonin grupe civilësh që prisnin në radhë për ushqim, ujë ose në një farmaci.
“Ata po na vrisnin. Nëse mblidheshim në grup për të gjetur ujë, ata thjesht na qëllonin”, tha tutje Tania.