Presidenti amerikan Joe Biden do të takohen virtualisht me kryeministrin indian Narendra Modi këtë të hënë.
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë bëhet me dije se në takimi pritet të diskutohen një sërë çështjesh, duke përfshirë pandeminë dhe ekonominë globale. Gjithashtu në fokus do të jenë edhe pasojat e luftës brutale të Rusisë Kundër Ukrainës si edhe zbutjen e ndikimit të saj destabilizues në furnizimin global të ushqimit.
Ndërkohë Rusia po kërkon tregje të reja për naftën pasi sanksionet perëndimore o shtrëngojnë ekonominë e vendit dhe India ka përdorur këtë naftë me zbritje të madhe.