Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë, ku pritet të miratohet projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.
Lajmin për këtë e bëri të ditur dje kryeministri Kurti, i cili tha se paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, dhe paga deri më këtë shumë do të lirohet nga tatimi.
“Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, e cila do të mbahet nesër, do të miratojmë projektilgjin që do t’i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë. Pra, edhe do ta rrisim pagën minimale dhe do ta lirojmë nga tatimi”, ka deklaruar kryeministri Kurti.