Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, derisa ka folur në konferencën për media, ka shprehur shqetësimet lidhur me sulmet e policisë në veri, ndërsa ka bërë të ditur se sot në mëngjes në veri të vendit ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës,transmeton Kosova Post.
Me sulmin e sotëm, Sveçla ka thënë se ky është sulmi i katërt në tri ditët e fundit ndaj Policisë së Kosovës.
Ministri Sveçla , ka dhënë detaje, derisa ka theksuar se ‘zyrtyarët policorë janë sulmuar derisa po shkonin për të realizuar ndërrimin’.
Për më tepër, siç tha ministri Sveçla, sulmi ndaj policëve është bërë me granatë dore dhe kallash.
“Në vëri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha ministri Sveçla.
Ai, theksoi gjithashtu se në atë pjesë të vendit në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulm
“Sulmi parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëjtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës.Sulmi i dytë ka ndodh me gurë. Sulmi i tretë ka ndodh mbramë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla.