Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste për “NV Radio”.
Ai ka zbuluar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar liderin çeçen Ramzan Kadyrov që të eliminojë liderët ukrainas, përfshirë dhe presidentin Volodymir Zelensky.
Sipas Danilov, në 24 shkurt Ramzan Kadyrov është thirrur me urgjencë nga Vladimir Putin, dhe i është prezantuar një plan për ekzekutimin e presidentit ukrainas Zelensky.
“Ajo që mund të them me siguri është se Kadyrov nuk ka qenë kurrë këtu. Dhe të gjitha fotot se ai ishte në një zonë lufte janë absurde. Por Zelensky është i pari që e di se ai është objektivi numër një i skuadrave të vdekjes që e kanë ndjekur për javë të tëra. Për këtë arsye, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ai jeton në një bunker sekret nën kompleksin presidencial në qendër të Kievit, duke dalë vetëm në mënyrë sporadike dhe i mbrojtur nga masa të jashtëzakonshme sigurie. Duke fjetur vetëm dy, tre orë në natë dhe larg gruas dhe dy fëmijëve, të fshehur në një vend shumë të fshehtë. Nga ana tjetër nuk dihet se ku është në të vërtetë Kadyrov dhe nga i hedh kërcënimet e tij të përsëritura, ne dimë shumë pak. Për disa ai do të kishte qenë disa herë në krye të trupave të tij në fushat e betejës në lindje, duke përfshirë në Mariupol. Por për të tjerët, në realitet, ai kurrë nuk do të linte Grozny-n dhe do të shkelte në Ukrainë”, u shpreh Danilov në intervistën për “NV Radio”.
Më tej Danilov ka folur edhe për luftimet në Ukrainë.
I pyetur se për sa kohë Rusia mund të vazhdojë të djegë rezervat dhe burimet e saj? Danilov tha se nga ajo që ka mundur të mbledhi nga shërbimet sekrete partnere, mund të zgjasë dy, tre ose katër javë.
“Unë do të doja të ritheksoja: ne nuk mund t’i lejojmë vetes të nënvlerësojmë dhe minimizojmë forcën e armikut tonë – është një vend i madh me një popullsi të madhe. Ajo që u mungon është finesa dhe inteligjenca. Ata padyshim kanë shumë fuqi punëtore për të tërhequr: rekrutë nga Buryatia, Tuva janë trajnuar dhe dislokuar në territorin tonë. Kohët e fundit vërejmë disa libianë dhe sirianë në vijën e frontit – të ashtuquajtur mercenarë. Do të thotë, është e vështirë të thuhet se kur do të mbeten pa fuqi punëtore”, tha Danilov.Abcnews.al