Meteorologët parashikojnë se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët me mundësi shiu.
Nga dita e premte do të ketë shtim të vranësirave, e pasdite dhe në mbrëmje, vende-vende paraqiten edhe kushte për riga lokale shiu.
Mundësi për shi priten edhe ditën e shtunë. Nga dita e diel, sërish mot më stabil dhe më shumë diell.
Cilësia e ajrit, kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në të dobëta.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet ndërmjet 20C e 22C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 5-11m/s.
Shtypja atmosferike mbetet më e lartë mbi vlera normale dhe luhatet në këto vlera të larta./
5.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën vranësira kalimtare, e përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
6.05 – Kryesisht me vransira e ngrohtë, me mundësi për riga lokale shiu.
7.05 – Kryesisht me vransira, e mundësi për riga lokale shiu.
8.05 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
9.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.