Marina ukrainase ka bërë të ditur se flota e Rusisë në Detin e Zi është tërhequr me më shumë se 100 km nga bregdeti i vendit. Sipas tyre, flota ruse është tërhequr si pasojë e sulmeve të bëra më dronë dhe raketa.
Në përditësimin e bërë të hënën, Marina njoftoi se me qëllim rifitimin e kontrollit në pjesët veriperëndimore të Detit të Zi, rusët kanë vendosur sisteme raketore bregdetare në rajonet e Krimesë dhe Khersonit.
Sipas tyre, kërcënimi i sulmeve me raketa nga deti mbetet. Marina tha se rreth 30 anije dhe nëndetëse ruse vijojnë bllokadën e transportit civil.
“Aktualisht, ndodhen deri në 12 anije të mëdha zbarkimi në Detin e Zi, por më shumë se një e treta e tyre janë në riparim,” thuhet më tej në njoftim.abcnews.al.