Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë nga data 15 deri më 19 qershor, njofton Kosova Post.
Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme turke, Çavushoglu gjatë vizitës së tij do të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.
Çavusoglu do të zhvillojë takime dypalëshe me homologët e tij, krerët e shteteve dhe qeverive, si dhe presidentët e parlamenteve, si dhe do të takohet me përfaqësues të komunitetit turk në ato vende.
Ai do të marrë pjesë edhe në Forumin e Dytë të Dialogut të Prespës që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut të enjten dhe është planifikuar të flasë në hapjen zyrtare të takimit.
Kjo vizitë e tij në rajon vjen në një kohë kur po tronditet rendi botëror e ku Turqia rishfaqet si fuqi me ndikim global.
Është kjo e riformatimit të zonave të influencës dhe në këtë aspekt Turqia garon për të qenë faktor në Ballkan, aty ku ka llogari dhe Rusia e Perëndimi.