Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se pas marrjes nën kontroll të qytetit të fundit të kontrolluar nga ukrainas në rajonin e Luhanskut, forcat ruse po përgatiten të vazhdojnë lëvizjen e tyre drejt qyteteve në Donetsk që ende kontrollohen nga Kievi.
“Në drejtimin Sloviansk, njësitë e armikut po përpiqen të vendosin kontrollin mbi vendbanimet e Bohorodychne, Mazanivka dhe Dolyna përmes operacioneve sulmuese”, tha ushtria ukrainase në një përditësim të statusit kwtw tw hwnw.
Fokusi tani zhvendoset në qytetet Sloviansk dhe Kramatorsk, dy qendrat më të mëdha të popullsisë në zonë.
“Armiku po rigrupon trupat për të rifilluar ofensivën. Për këtë qëllim, një grup taktik batalioni u zhvendos nga rrethi i qytetit të Izium në drejtim të vendbanimit Snizhkivka dhe u vendosën njësi shtesë të artilerisë së fuçive”, shtohet në deklaratë.
Pasi pushtuan qytetin e Lysychansk, forcat ruse tani kontrollojnë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut, duke përjashtuar disa xhepa të rezistencës.
Shtabi i përgjithshëm tha se rusët “po nguliten në zonat e vendbanimeve Lysychansk dhe Bilohorivka”.
“Në drejtimin Bakhmut, armiku ka intensifikuar granatimet e pozicioneve të trupave tona me tyta dhe artileri raketore përgjatë vijës së kontaktit”, thuhet në njoftim.