Një deklaratë të fortë ka bërë zv.presidenti i Dumës ruse, Pjotr Tolstoj në lidhje me atë se kur do të përfundojë ofensiva e Rusisë në Ukrainë.
Gjatë një interviste për “La Repubblica”, nipi i shkrimtarit Tolstoj, u shpreh se operacioni ushtarak special do të vijojë dalëngadalë deri sa Rusia ta shohë të arsyeshme.
“Mendoj se operacioni do të zgjasë deri sa të arrijmë në kufi me Poloninë. Synimi ynë është që të denazifikojmë dhe çmilitarizojmë Ukrainën deri sa ajo të mos përbëjë një kërcënim për Federatën Ruse”, u shpreh kreu i ulët i parlamentit rus.