Gjykata e Lartë e Suvas në Fixhi refuzoi të premten një kërkesë nga Millemarin Investments Ltd, e cila zotëron superjahtin Amadea prej 300 milionë dollarësh, për ndalimin e ekzekutimit të një urdhër-arresti amerikan për sekuestrimin e jahtit.
Ndalimi i ekzekutimit është një urdhër gjykate për pezullimin e përkohshëm të zbatimit të një urdhri ose vendimi gjyqësor.
Jahti prej 300 milionë dollarësh që i përkiste oligarkut rus Suleiman Kerimov u sekuestrua nga autoritetet fixhiane të enjten me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.b.w.