Persona të maskuar dhe të armatosur e kanë rrëmbyer një vajzë pesë vjeçare.Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Catanias në Itali.
Rasti u paraqit në policinë e Mascalucias nga nëna e vogëlushes.Sipas saj, vajza u rrëmbye derisa ishin së bashku në makinë.
Prokurori i Catanias i ka nisur hetimet dhe i ka deleguar ato tek Karabinierët.Fotografitë e vajzës së rrëmbyer tashmë janë bërë virale.
Ato janë të shoqëruara me informacione të përgjithshme.
Ngjarja ka tronditur të gjithë Italinë, pasi një e tillë nuk kishte ndodhur që një kohë goxha të gjatë.
Në njoftim thuhet se “vajza është rrëmbyer rreth orës në zonën e Piano Tremestieri dhe se autorët e mundshëm janë tre persona me kapuç që udhëtojnë me një makinë”, të cilës nuk i dihet modeli, ngjyra dhe targa”.
Sipas hetuesve përjashtohet mundësia që ky rrëmbim të jetë vepër e krimit të organizuar, shkruajnë mediat italiane.
Ata thonë se kjo nuk është e lidhur as me ndonjë kërkesë për shpërblim, pasi familja nuk ka probleme ekonomike.
Gjithashtu thuhet se nuk as ka disponueshmëri të mjaftueshme për të justifikuar një rrëmbim për zhvatje.