Përmes një postimi në Facebook, Abazoviq e ka uruar këtë festë duke thënë që shpreson që “Bajrami të na frymëzojë me empati për ta bërë shoqërinë më tolerante”.
“Reisi i Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq dhe të gjithë ata që festojnë, dëshiroj ta mirëpresin me shëndet, shpirt të pastër dhe zemër plot duke përhapur vazhdimisht idenë e paqes dhe solidaritetit”, ka shkruar ai.
Dritan Abazoviq është zgjedhur të enjten kryeministër i Malit të Zi.
Për zgjedhjen e Qeverisë së Abazoviçit, votuan 45 deputetë të mazhorancës së re.