Gazetari gjerman Michael Martens, reagoi për zhurmën në kafenetë e Beogradit dhe mungesën e mirësjelljes së njerëzve atje.
Martensit në Twitter iu vërsulen serbët duke e kritikuar për reagimin dhe duke i kërkuar që të largohet nëse nuk i pëlqen vendqëndim.
Gazetari gjerman shkroi se ekstremistët e krahut të djathtë në Gjermani përdorin të njëjtën gjuhë për të huaj njëjtë si serbët.
“Kjo është çfarë ekstremistët e krahur të djathtë në Gjermani nga AfD që zakonisht u thonë të huajve që jetojnë në Gjermani që kritikojnë diçka. Nëse nuk të pëlqen largohu. Por kështu s’funksionon. Nëse jeton diku, natyrisht se ka gjëra të të pëlqejnë dhe që s’të pëlqejnë”, ka shkruar Martens.