Edhe pse kemi të bëjmë me një luftë mirëfilli, Moska ka refuzuar ta quajë kështu ofensivën e saj në Ukrainë.
Ata e kanë cilësuar atë si operacion ushtarak dhe së fundmi kanë thënë se ajo mund të përfundojë kur NATO të ndalojë përdorimin e territorit ukrainas për të kërcënuar Rusinë. Këto pretendime kanë ardhur nga Alexey Polishchuk, një prej zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.
“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Midis tyre janë mbrojtja e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës, si dhe eliminimi i kërcënimeve ndaj Rusisë që vijnë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga Vendet e NATO-s”, tha Polischuk.
Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj se si NATO po kërcënonte Rusinë nga territori i Ukrainës.
Diplomati shtoi se operacioni “po shkonte siç ishte planifikuar” dhe se “të gjitha qëllimet e do të arrihen”.BalkanWeb