Zyrtarët rusë i rikthehen sërish deklaratave tepër të rrezikshme se një zgjerim i mëtejshëm i konfliktit dhe përdorimi i armëve bërthamore është i mundur.
Në një reagim të fundit, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev dha se furnizimi i Ukrainës me armë nga vendet e NATO-s, trajnimi i trupave të saj në përdorimin e pajisjeve perëndimore, vendosja e mercenarëve dhe mbajtja e stërvitjeve kufitare rrit mundësinë e një konflikti të hapur dhe të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.
Sipas Medvedev, një konflikt i tillë gjithmonë ka rrezik të shndërrohet në një luftë totale bërthamore, e cila do të ishte një skenar katastrofik për të gjithë.